
Lefteri Stoja, 74 vjeç, nga Worcester, ndërroi jetë të dielën, më 3 Maj, në Boston Medical Center. Ajo lë pas bashkëshortin e saj prej 55 vitesh, Luis M. Stoja; dy vajzat, Glinka Stoja dhe bashkëshortin e saj, Ioani Trajko nga Worcester, si dhe Elena Dako dhe bashkëshortin e saj, Arion nga Southboro; vëllanë e saj, Veni ne Itali; motrën e saj, Mino ne Shqipëri; gjashtë nipër e mbesa, Megi, Emi, Mia, Theo, Alexia dhe Anestis, si dhe mbesa dhe nipër të tjerë.
Lefteria lindi në Vlorë, Shqipëri, bija e Lulo dhe Sabedi Bodo, dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, ku ndërtoi një jetë të përqendruar te familja, puna e palodhur dhe mirësia.
Lefteri ishte një grua bujare dhe e dhembshur, e cila gjithmonë kujdesej për të tjerët. Ajo njihej për gatishmërinë e saj për të ndihmuar këdo në nevojë, shpesh duke vënë të tjerët përpara vetes. Mirësia dhe forca e saj e qetë lanë një përshtypje të vecante tek të gjithë ata që e njohën.
Mbi të gjitha, Lefteria e çmonte kohën që kalonte me bashkëshortin e saj të dashur, fëmijët, nipërit e mbesat dhe miqtë e shumtë. Ajo gjente kënaqësi të madhe duke u dhënë ngrohtësi dhe dashuri të gjithëve që mblidheshin rreth tryezës së saj. Familja ishte qendra e botës së saj dhe dashuria e saj për ta do të vazhdojë të ndihet brez pas brezi.
Ajo do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë për ngrohtësinë, bujarinë dhe përkushtimin e palëkundur ndaj atyre që donte.
Orët e pritjes (homazhet) janë të enjten, më 7 Maj, nga ora 16:00 deri në 19:00 në O’Connor Brothers Funeral Home, 592 Park Avenue. Familjarët dhe miqtë janë të ftuar të mblidhen me familjen të premten, më 8 Maj, në orën 10:15 në shtëpinë mortore për t’u nisur drejt varrezave. Shërbimi pranë varrit do të mbahet në orën 11:00 në Hope Cemetery, 119 Webster Street, Worcester.
Lefteri Stoja, 74, of Worcester died Sunday, May 3rd in Boston Medical Center. She leaves her husband of 55 years, Luis M. Stoja; two daughters, Glinka Stoja and her husband, Ioani Trajko of Worcester and Elena Dako and her husband, Arion of Southboro; her brother, Veni of Italy; her sister, Mino of Albania; six grandchildren, Megi, Emi, Mia, Theo, Alexia, and Anestis and several nieces and nephews.
Lefteri was born in Vlore, Albania the daughter of Lulo and Sabedi Bodo and immigrated to the United States in 1996, where she built a life centered on family, hard work and kindness.
Lefteri was a generous and compassionate woman who always looked out for others. She was known for her willingness to help anyone in need, often putting others before herself. Her kindness and quiet strength left a lasting impression on all who knew her.
Above all, Lefteri cherished the time she spent with her beloved husband, her children, her grandchildren, and her many friends. She found great joy in bringing comfort to all who gathered around her dinner table. Her family was the center of her world, and her love for them will continue to be felt for generations to come.
She will be deeply missed and forever remembered for her warmth, generosity, and unwavering devotion to those she loved.
Calling hours are Thursday, May 7th from 4:00 until 7:00 p.m. in O’CONNOR BROTHERS FUNERAL HOME, 592 Park Avenue. Family and friends are invited to gather with the family on Friday, May 8th at 10:15 a.m. in the funeral home with the funeral procession leaving at 10:30 a.m. Her graveside service will be held at 11:00 a.m. in Hope Cemetery, 119 Webster Street, Worcester.